Lajme

Mbetën të bllokuar në Përmet, policia shpëton 23 turistë

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 04 November 2023

3 turistë janë shpëtuar nga autoritetet e emergjencës në Shqipëri pasi mbetën të bllokuar në zonat e ujërave termalë të Bënjës në Përmet.

Moti i keq u ka krijuar vështirësi për të lëvizur turistëve, që më pas gjatë mesnatës kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu, shkruan Top Channel.

Turistët gjermanë, polakë dhe francezë, u nxorën nga zonat ku mbetën të bllokuar, të cilat po i eksploronin në këmbë dhe me automjete.

-Advertisement-

Në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës” rruga ishte prishur si pasojë e daljes së lumit nga shtrati, nga moti i keq.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e shiut, mjetet e tyre u nxorën këtë mesditë nga autoritetet.

Turistët janë transportuar dhe janë akomoduar në hotel, në qytetin e Përmetit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera