“Mbaroi, kam arritur gjithçka” – Messi flet për herë të parë pas triumfit në Kupën e Botës
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 30 January 2023
Lionel Messi i ka bërë të gjitha. Përveç Kupës së Ligës dhe Kupës së Francës, Lionel Messi ka fituar çdo garë në të cilën ka konkurruar dhe sigurisht, atë që ka më shumë rëndësi – Kupën e Botës.
Argjentinasi ka folur publikisht për herë të parë që nga momenti i kurorëzimit të tij me Kupën e Botës, pasi është rikthyer në aksion me Paris Saint-Germainin, pas disa javësh që mbeti duke festuar triumfin në Argjentinë, transmeton Gazeta Express.
Duke dhënë një intervistë për Andreas Kusnetzoff në Paris, Messi zbuloi se çfarë i tha familjes së tij pasi solli në shtëpi trofeun më të rëndësishëm nga të gjithë të tjerët.
“Unë u thashë atyre (familjes sime) se mbaroi pas kaq shumë kohësh, kaq shumë vuajtjesh, sepse ka pasur raste kur kam vuajtur shumë me kombëtaren. Shumë zhgënjime, duke qenë gjithmonë kaq afër dhe kurrë nuk kanë ndodhur. Kam marrë kritika nga të gjitha anët për një kohë të gjatë dhe e di që familja ime ka vuajtur njësoj si unë ose më shumë”, tha fillimisht ai.
“Ata gjithmonë donin të më tregonin se ishin mirë, se ishin të fortë. Por e di që përbrenda po vuanin shumë, jo vetëm se nuk ndodhi, por nga fjalët e ashpra që më thoshin, të cilat shkonin përtej futbollit. Kjo ishte ajo që më shqetësoi dhe më lëndoi vërtet. Ishte si mbyllja e rrethit. Ne fituam Kupën e Amerikës, fituam Kupën e Botës, kaq. Nuk ka mbetur asgjë, ka mbaruar”, shtoi 35-vjeçari.
Messi e udhëhoqi Argjentinën në finale në vitin 2014, por ata dështuan në finalen kundër Gjermanisë. Për shumë vite ai u akuzua se kishte “përfunduar” në skenën ndërkombëtare, pavarësisht statistikave të tij mbresëlënëse.
I pyetur se si u ndje kur e fitoi trofeun e çmueshëm në Katar, Messi mezi i nxori fjalët.
“Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndjeva në atë moment. Është pak si më parë me familjen time dhe gjestin e tyre, shumë gjëra të kalojnë në mendje dhe në të njëjtën kohë asgjë, sikur je ikur. Duke e shijuar atë moment, duke mos qenë në gjendje të besoja se më në fund ia dolëm”, tha shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.
“Unë po ju them se është shumë e vështirë të shpjegosh se si ndihesh në atë moment, por është pak e tillë – kaq, ka mbaruar, më ka ndodhur, kam arritur gjithçka me kombëtaren, kam arritur gjithçka në karrierën ime, te Barcelona,individualisht, duke e mbyllur karrierën time në një mënyrë unike. Kur fillova me gjithë këtë, nuk e imagjinoja kurrë se do të ishte kështu. Arritja në atë moment ishte maksimumi”, vazhdoi tutje sulmuesi i Paris Saint-Germainit.
Pasi ka “përfunduar lojën” në sytë e shumë njerëzve, se si saktësisht ai e motivon veten do të jetë interesante për ta parë, ndërsa Lionel Messi ka vendosur një standard për përsosmëri për një dekadë e gjysmë.
Të tjera
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...