Mbahet protesta e opozitës para Kryeministrisë në Tiranë, të gjitha zhvillimet

Autori: Gazeta inFokus
13:35 | 11 February 2023
Partia Demokratike dhe opozita në Tiranë po zhvillojnë një protestë kundër qeverisë për shkak të çështjes “McGonigal” në të cilën akuzojnë si të përfshirë kryeministrin Edi Rama.
TË GJITHA ZHVILLIMET E PROTESËS
13:14 Ilir Alimehmeti: Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni
Mjeku Ilir Alimehmeti në fjalën e tij nga foltorja e protestës që po mbahet para kryeminsitrisë tha se sot e gjithë Shqipëria është në këmbë, pasi pushteti po tallet e po vidhet.
13:05 Shkëlzen Berisha flet nga protesta e opozitës
Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ishte pjesë e protestës së PD që po zhvillohet para Kryeministrisë.
12:59 Protesta e opozitës në Tiranë, mbahet një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
Në protestën e opozitës në Tiranë është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
12:47 “Të heqim shpurën e hajdutëve”, kandidati për bashkinë e Tiranës: Të largojmë Veliajn dhe Ramën
Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës Belind Këllici ishte i pari që mori fjalën në protestës e sotme të opozitës para Kryeministrisë.
Sipas Këlliçit, nëse Tirana nuk ndryshon, Shqipëria nuk ndryshon ndaj tha se ndryshimi duhet të nisë nga largimi i Erion Veliajt.
12:44 Opozita zbret në shesh, reagon PS: Përgjigjen do ta marrin nga shqiptarët më 14 maj
Teksa opozita proteston sot në shesh kundër qeverisë, Taulant Balla nga Fieri e ka cilësouar protestën të thirrur për hallin e Sali Berishës.
12:30 “Burg Brother Vip”, mesazhet nga protesta e opozitës: Yje, gati për qeli!
Që në nisje të protestës së opozitës në Tiranë që po zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, janë dalluar mesazhet pikante të demokratëve të cilët kanë zgjedhur që t’i përcjellin përmes pankartave.
12:28 Ilir Meta u bashkohet protestuesve: Mesazhin sot e jep populli
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga selia dhe i eshte bashkuar protestuesve.
12:25 Grushti në protestën e dhjetorit, Berisha niset drejt turmës i rrethuar me dy kordonë badigardësh
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu, për t’iu bashkuar protestuesve që janë mbledhur në Bulevard përpara kryeministrisë.
12:23 FOTOLAJM/ Me qeleshe dhe flamurin kuq e zi, gjyshi dhe mbesa e vogël dalin në protestën e opozitës
Momente pikante vijnë nga protesta e thirrur nga opozita, që do të mbahet para Kryeministrisë. Mes këtyre fotove shihet dhe një i moshuar, që ka marrë edhe mbesën e vogël në protestën, ndërsa nuk mungojnë elementet kombëtare.
12:21 “Protestoj si qytetare”, Kryemadhi në shesh: Fotot e vjetra nuk e shpëtojnë Ramën
Protestës së Partisë Demokratike i është bashkuar edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi e cila u shpreh se ndodhet në shesh si qytetare. Referuar çështjes “McGonigal”, Kryemadhi tha se “fotografitë e vjetra nuk e shpëtojnë Edi Ramën sepse as Ilir Meta, as Shkëlzen Berisha, as Sali Berisha nuk kanë paguar para për të korruptuar agjentin e FBI-së.”
12:07 Protesta e opozitës gati të nisë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Mbahet sot protesta e opozitës. Qytetarët janë mbledhur nga të gjitha pikat kryesore dhe i janë afruar Bulevardit, teksa policia është bërë gardh para Kryeministrisë.
12:03 Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, marshimi i Berishës pa media, shkak “grushti”
Ditën e sotme opozita proteston para kryeministrisë. Bëhet e ditur se mbështetësit e djathtë janë mbledhur në ambientet e selisë së PD-së dhe janë në pritje të daljes së kreut të PD-së për të marshuar përpara kryeministrisë.
12:02 Protestuesit poshtë zyrës, Rama “mbyllet” në studio duke bërë skulptura (VIDEO)
Teksa protestuesit janë grumbulluar poshtë zyrës së tij për rrëzimin e qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në facebook në të cilën shihet duke punuar me një skulpturë në studio.
10:59 Zbardhet skenari i protestës! Berisha pritet me brohorima, çfarë po ndodh para selisë së PD
Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës shqiptare që do të zhvillohet përpara kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në selinë blu dhe pritet që të dalë prej aty rreth orës 12:00.

Të tjera
-
“Futbollistët tanë mezi shpëtuan gjallë në Tiranë”, mediat serbe me tituj dramatik për ndeshjen me Shqipërinë
Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe ...
-
Sylvinho: Merituam shumë më tepër – jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0...
-
Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë – edhe një pikë është okej
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij...
-
Fëmijët shqiptarë “çmendin” mediat serbe
Mediat në Serbi po e konsiderojnë “skandal” se shoqëruesit e futbollistëve se...
-
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Pjesëtarë të Policisë së Shtetit e kanë larguar sot flamurin e Ushtrisë Çliri...
-
Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi
Ka përfunduar pa gola përballja Shqipëri-Serbi. Shqipëria në pjesën e dytë...
-
Super atmosferë në sheshin Skenderbeu në Shkup në përkrahje të Shqipërisë
Atmosferë e zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup po mbizotëron sonte për nd...
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...