Mayweather rikthehet në ring në korrik, ja cila është sfida e radhës

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 16 February 2019
Floyd Mayweather do të rikthehet sërish në ring në korrik të këtij viti, në një tjetër duel “show”. Boksieri amerikan do të zhvillojë një duel me 3 raunde me nga 3 minuta secili, sfidë nga e cila ai do të arkëtojë 10 milionë dollarë. Kjo është sfida e dytë e këtij lloji që boksieri i pamposhtur amerikan (50 fitore e asnjë humbje në karrierë) zhvillon brenda 6 muajve.
Mayweather, 41 vjeç, nuk ka bërë me dije se cili do të jetë rivali por është mjaftuar duke thënë se bëhet fjalë për një ish-boksier japonez. “Do të zhvilloj një tjetër duel “show”, këtë herë në korrik. Nga kjo sfidë do të arkëtoj 10 milionë dollarë. Si gjithnjë do të duelohet sipas rregullave të mia. Nga ajo që kam marrë vesh bëhet fjalë për një ish-boksier japonez”, tha Mayweather për televizionin TMZ.
Më 31 dhjetor, Floyd Mayweather zhvilloi një duel të tillë “show” ndaj një sportisti japonez të kickboxing, Tenshin Nasukawa. Këtë sfidë, boksieri amerikan e fitoi me shumë lehtësi me “KO” që në raundin e parë, duel nga i cili arkëtoi 10 milionë dollarë. Boksieri i pamposhtur deklaroi së fundi se ka marrë mjaft oferta të tilla, për duele “show”.

Të tjera
-
Kurti edhe sot në heshtje, nuk përgjigjet nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka refuzuar të përgjigjet para ...
-
“Të shohim…”Abrashi arrin në Kuvend
Deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është optimist ...
-
Berisha paralajmëron të gjithë deputetët: Nëse s’kalon as sot, qytetarët të dalin në rrugë!
Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se nëse politik...
-
Abdixhiku përkujton Heroin Sali Çekaj në 26 vjetorin e rënies në Betejën e Koshares
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar her...
-
Agim Bahtiri pasi arriti në Kuvend: Mos me pasë vota na s’vina
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka arritur te Kuvendi i Kosovë...
-
Abrashi i VV’së para seancës jep sinjale që kryesuesi Dehari s’do ta hedhë përsëri në votim raportin për mandatet
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, para vazhdimit të seancës...
-
Egzona Ajeti, shqiptarja që vozit autobusin në Cyrih, televizioni i Zvicrës i bën jehonë
32-vjeçarja Egzona Ajeti është një shofere autobusi e përkushtuar dhe entuzia...
-
Avni Dehari thërret në takim përfaqësuesit e partive para seancës konstituive
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka thirrur në takim përfaqësuesit e partiv...
-
“Na duhet dakordim unanim politik”, Hekuran Murati del me propozim pak para seancës së sotme
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka bërë një propozim për të e...
-
Pal Lekaj thirrje Vetëvendosjes: Boll me drama, konstituoni Kuvendin e mos folni broçkulla
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka kërkuar Lëvi...
-
Dedaj: Kosova nuk duhet të ketë votë për Albinin kryeministër, as sot, as nesër dhe as kurrë
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, pak para nisje...
-
Jakaj i IKD-së: Kurti duhet të japë dorëheqje klasike, s’mund të jetë edhe deputet edhe kryeministër
Në prag të seancës së tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që do të m...