Lajme

Matoshi: Kryeministri Kurti po përdor tone psikopatologjike, Vetëvendosje s’ka program të qartë

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 14 January 2025

Analisti politik dhe gazetari Halil Matoshi ka kritikuar ashpër fjalimin e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm dhe me tone patologjike.

Sipas Matoshit, gjuha dhe sjellja e Kurtit tregojnë mungesë të qasjes demokratike dhe mungesë të një programi të strukturuar nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë po du me ndal tonin, mos me bërtit, se kryeministri ia ka nisë me bërtit në mënyrë patologjike dhe psikopatologjike. Kryeministri i vendit. Unë nevojë me bërtit s’kam ma se unë kam bërtit kur u dashtë,” u shpreh Matoshi.

-Advertisement-

Ai shtoi se Vetëvendosja, përkundër retorikës së saj, vazhdon të ketë probleme serioze në të kuptuarit dhe praktikimin e parimeve demokratike. Matoshi vuri në pah mungesën e një programi të qartë dhe të orientuar drejt zgjidhjes së sfidave të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera