Lajme

‘Mashtrues’, ‘Socialist i vogël’, reagimet ndaj deklaratës së Kurtit për bashkimin kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 20 November 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me zë për revistën online “Monocle”ka folur për referendumin e mundshëm për bashkim me Shqipërinë. Kurti tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti kanë reaguar gazetarë e njohës të çështjeve politike.

Gazetari Ilir Mirena tha për kryeministrin Kurti se është ‘kokrra e mashtruesit’, duke thënë se ka premtuar që 15 vjet se do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë sapo ta marrë pushtetin.

-Advertisement-

“Valla bre kokrra e mashtruesit eshte… Dikur nje premtim kokeforte prejt tij, tash e paska degradu ne nje liste te deshirave. Pra, nese halla do t’i kishte do atribute te tjera, do ta therritnim “mixhe…”E cili shqiptar nuk do ta votonte! Por, dallimi mes teje dhe nje shqiptari qe me deshire do ta votonte nje referendum te tille eshte se ti je kryeminister dhe politikane, i cili 15 vjet rresht ka premtu se e realizon bashkimin me Shqiperine, sapo te merr pushtetin.“Eshte shume e thjesht”, premtojshe dikur “vec e merr doganen e Morines, e qone ne Merdare, edhe qe u kry bashkimi kombetar”…. Hajde, nisja, zhvendosi doganat…”

Ndërsa, Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike tha se nga këto deklarata të kryeministrit Kurti, \ai duhet me qenë mashtruesi i dy dekadave në politikën e Kosovës’, shkruan Gazeta Express.

“Nese ne Shqiperi referendumin do ta organizonte KM Rama, kush do te duhej me e be te njejten gje ne Kosove? Nga kush pret Kurti qe ky referendum te organizohet, e qe ky pastaj te votonte per bashkim? Nga ndonje organizate jo-qeveritare, apo nga institucionet qe ky person eshte pergjegjes? A e din Kurti qe ai eshte njeri qe ka pergjegjesite me te medha ne shtetin e Kosoves? Pastaj, si na qenka e mundur qe organizimi i nje referendumi, qe do te perfaqesonte shumicen e qytetareve te nje vendi, te mos behej ne menyre paqesore? Cfare dredhie nxjerr ky kryeminister tash me “referendumin paqesor”, i cili ka themelu nje parti, ka ardhe ne pushtet me idene e bashkimit kombetar? Nga keto qe Albini deklaron, ky duhet me qene mashtruesi i dy dekadave ne politiken e Kosoves”, shkroi Zogaj.

Zogaj shtoi se ‘Nuk ka mashtrim me te madh, qe sa ishte ne opozite, donte t’ua nxirrte syte kundershtareve te bashkimit, promovonte nje gje te tille, e tash kur eshte KM, thote ‘nese referendumi do te organizohej’”

Pothuajse mendim të njëjtë ka shprehur edhe gazetari Valon Syla, i cili thotë se Kurti nuk arriti ta bashkojë PSD-në me Vetëvendosjen, e lëre më ta bashkojë Shqipërinë me Kosovën.

‘Çka u bo. A hjeku dorë Albin Kurti prej zgjedhjeve në Shqipëri a? Allahile u tërhiq a? Merr, merr… pjesë. Ani, bashkimi kombëtar tash… Ti s’mujte me bashku PSD’n e Vetëvendosjen e pe bashkon Shqiptarinë. Socialisti i vogël ‘nën Protektoratin’ e KFOR’it… Se vonë edhe Republikën e ke pranu, qaty dikun pak para Izraelit”, shkroi Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera