Mashtrimi për uljen e pagave të deputetëve, këto janë shumat marramendëse që Kryesia e Kuvendit mori në emër të mëditjeve e shtesave vetëm për 5 muaj, prinë Glauk Konjufca
Autori: Hateme Smajli 17:13 | 07 July 2023
Për 5 muaj, anëtarët e kryesisë së Kuvendit të Kosovës morën mijëra euro nga buxheti i shtetit për paga e shtesa për pjesëmarrje në seanca e komisione.
Këto shuma marramendëse qe kanë përfituar anëtarët e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, janë zbuluar nga një hulumtim i Gazetës Infokus.
Prej muajit janar deri në muajin maj, periudhë kjo qe ka siguruar raportin gazeta Infokus, del se, kryetari Glauk Konjufca dhe anëtarët e kryesisë kanë marrë hiq më pak 19 mijë euro vetëm shtesa. Kjo shifër përfshin vetëm kryetarin dhe nënkryetarët, pra për 6 deputetë.
Ndërsa duke përfshirë edhe pagat e këtyre 6 deputetëve, ata morën nga paratë e shtetit mbi 65 mijë euro vetëm për gjysmën e parë të vitit 2023.
NDIQENI VIDEON MË POSHTË:
Kujtojmë që me ligjin e ri të pagave që hyri në fuqi në shkurt të vitit 2023 qeveria proklamonte ulje të pagave për deputetët. Por në bazë të kësaj liste dëshmohet e kundërta. Me një matematike të thjeshtë mund të shohësh se pagat e deputetëve vazhdojnë të jenë të njëjta duke përfshirë edhe shtesat e tjera dhe mëditjet.
Në bazë të këtyre të dhënave që Kuvendi i ka dërguar Gazetës Infokus, shtesat e deputetëve përveç pagës ndahen në bazë të funksionit, seancave, evidencës dhe shtesave tranzitore.
Shifrat e shtesave që kanë marrë deputetët që do ti prezantojmë në vijim për secilin anëtar të kryesisë, janë marramendëse.
Po ndalemi fillimisht tek i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca i VV, i cili edhe prin në këtë listë.
Prej muajit janar deri në maj, Glauk Konjufca nga buxheti i shtetit mori mbi 14 mijë euro. Prej tyre 9 mijë e 710 paga ndërsa afro 5 mijë euro shtesa.
Anëtarja e kryesisë së Kuvendit nga partia në pushtet e cila zë vendin e dytë në këtë listë për shtesat, është Saranda Bogujevci.
Bogujevci për 5 muaj mori nga paratë e shtetit 13 mijë euro. Prej tyre 3 mijë e 798 euro përfshijnë shtesat përveç pagës.
I treti në këtë renditje është nënkryetari i kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala. Ai mori nga buxheti i shtetit për 5 muaj mbi 12 mijë euro duke përfshirë këtu edhe pagën, ndërsa shtesat e tij kapin shifrën 3 mijë e 370 euro.
E menjëherë pas tij është nënkryetari tjetër që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ka marrë nga buxheti i shtetit shtesa prej 3 mijë e 423 euro për 5 muaj. Ndërsa duke përfahirë edhe pagën, ai u pagua me mbi 12 mijë euro nga muaji janar deri në maj.
Përveç këtyre Kuvendi i Kosovës ka edhe dy nënkryetarë që vijnë nga komunitetet.
Bekim Arifi dhe Bahrim Shabani kanë marrë më pak shtesa nga buxheti i shtetit krahasuar me anëtarëyt e kryesisë që u përmendën deri më tash.
Bekim Arifi gjithsej për një periudhë kohore prej muajit janar deri në prill ka marrë afro 10 mijë euro duke përfshirë edhe pagat. Ndërsa shtesat e Arifit kapin vlerën 2 mijë e 120 euro.
I fundit në këtë listë është Bahrim Shabani, nëkryetar i Kuvendit nga komunitetet jo shumicë.
Shabani për 5 muaj ka marrë nga buxheti i shtetit vetëm shtesat për komisionet që arrijnë vlerën 1 mijë e 852 euro, ndërsa shuma totale duke përfshirë edhe pagën është 3 mijë 584 euro.
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...