MASHTI reagon pas raportimit se nxënësit po dënohen në mungesë librash

Autori: Gazeta inFokus
18:32 | 13 September 2023
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka deklaruar se ka angazhuar Inspektoratin e Arsimit që të verifikojë rastet kur mësimdhënësit po i dënojnë nxënësit të cilët nuk posedojnë ende libra. Ministria ka thënë se për këtë do të përgatitet një raport dhe do të ndërmerren të gjitha masat në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Gjatë ditës, KosovaPress ka raportuar deklaratën e drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, se në disa shkolla nxënit dënohen me “qëndrim në një këmbë” për shkak të mungesës së teksteve shkollore.
“Rastet e dënimeve ose ndëshkimeve të nxënësve siç ka pretenduar drejtoresha, janë të papranueshme. Institucioni në krye të së cilit është znj. Drita Kadriu, ka përgjegjësi dhe detyrë për të reaguar në raste të tilla sipas legjislacionit në fuqi. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dërguar zyrtarët përgjegjës dhe ka angazhuar edhe Inspektoratin e Arsimit për t’i përcjellë nga afër pretendimet e deklaruara për çka do të përgatitet një raport i detajuar dhe do të ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet konform legjislacionit në fuqi”, ka shkruar MASHTI.
Sipas ministrisë edhe në Mitrovicë, procesi i furnizimit me tekste shkollore për klasat 1-5 është duke u përmbyllur me sukses.
Në reagim thuhet se “nuk kemi pranuar asnjë raport nga Drejtoritë Komunale për probleme me furnizim me tekste shkollore”.
“Ashtu siç tashmë jeni njoftuar, klasat 6-9 do të shfytëzojnë tekstet e vitit të kaluar ndërsa, do të subvencionohen për herë të parë për materiale shkollore. Më datë 26 maj 2023 kemi përcjellë tek të gjitha DKA-të, përfshirë DKA-në në Mitrovicë, njoftimin në lidhje me vendimin e mësipërm, dhe kemi kërkuar prej tyre që të ruajnë tekstet e vitit të kaluar, dhe të njëjtat t’i përcjellin tek nxënësit e vitit aktual. Më datë 25 gusht 2023 e kemi ridërguar këtë njoftim dhe nuk kemi marrë informatë për mungesë të teksteve për klasat 6-9, për tekste të dëmtuara që nuk mund të përdoren më, apo ndonjë kërkesë për tekste shtesë”, ka deklaruar MASHTI./

Të tjera
-
Haradinaj: Urojmë që nën udhëheqjen e Papës së ri të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e Papës së ri, Papa Le...
-
“Shkojmë në zgjedhje…”, Bajrami e ashpër: Veç pse Albulena po don të bëhet kryekuvendare
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se vend...
-
Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Studenicë të Istogut
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj një qytetari i cili ...
-
Takimi përmbyllës në Durrës, Edi Rama: Durrësi do të japë shtytje për 11 majin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur takimin përmbyllës të fus...
-
Haziri: Kemi arritur në një pikë ku të gjithë na kërkojnë për bashkëpunim
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja ka qenë gji...
-
Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)
Për dallim nga komuna e Gjilanit e cila ka zgjedhur që t’i dërgojë nxënësit m...
-
Pensionohet komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj ‘Besniku’
Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, (KOMFT), Hysen Dreshaj ë...
-
Çitaku: Duhet të shkojmë te presidentja, jo për koalicione, por për zhbllokim të Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është zyrtarja e lartë e shtetit me legji...
-
Çeku: Nuk jemi për zgjedhje si opsion i parë, por nëse s’ka qeveri, ato janë të pashmangshme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se zgjedhjet nuk ...
-
Vuçiq në Moskë, publikon video nga takimi me Putin: Më tha paske ardhur …
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetor...
-
Hoxhaj në Samitin e Euroazisë: Paqja nuk ndërtohet me forcë, por me dialog strategjik
Në një fjalim të fuqishëm në Samitin Ekonomik të Euroazisë, ish-Ministri i Ja...
-
Tahiri: Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë politike që në mandatin e kaluar ishin në opozitë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosovës i duhet një qeveri që duhet...