Lajme

Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 08 May 2025

Për dallim nga komuna e Gjilanit e cila ka zgjedhur që t’i dërgojë nxënësit me ekskursion falas në Shqipëri, komuna e Skënderajt ka zgjedhur një formë tjetër për t’i gëzuar disa nxënës.

Kësisoji, komuna e cila udhëhiqet nga Fadil Nura planifikon t’i shpërblejë nxënësit që arritë suksese në gara të ndryshme, me tabletë.

Në këtë formë, komuna e Skënderajt ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me operatorin ekonomik “Aritech”, me qëllim të furnizimit me tabletë për nxënësit që arritën suksese në gara komunale, regjionale dhe në gara republikane.

-Advertisement-

Në tenderin e publikuar nga E- prokurimi bëhet me dije se vlera e përgjithshme e kontratës është 3 mijë e 817 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera