Lajme

Haradinaj: Urojmë që nën udhëheqjen e Papës së ri të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 08 May 2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e Papës së ri, Papa Leoni i XIV. Ai ka shkruar se ‘uron’ që nën udhëheqjen e tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

E plotë:

Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.

Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes.

-Advertisement-

Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera