MASHT dhuron librat shkollor për nxënësit nga klasa 1-9 edhe këtë vit
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 16 August 2017
Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, edhe këtë vit do t`i marrin librat falas nga shteti. Por këtë herë do të ketë pak ndryshim.
Ata nga klasa e parë deri në të pestën do të kenë libra të rinj, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t`i marrin librat e shfrytëzuar nga viti paraprak.
Librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, do të shpërndahen edhe këtë vit, sikurse vitet paraprake.
Por këtë vit libra të reja do të kenë vetëm ata nga klasa e parë deri në të pestën, derisa ata nga e gjashta deri në të nëntën do t`i shfrytëzojnë ato të viteve të kaluara.
Faton Fetahu nga Ministria e Arsimit, tha se duhet të kursejmë buxhetin e shtetit dhe ky kursim rezulton të jetë mbi 3 milionë euro nga viti I kaluar që këto tekste të mos blihen të reja por të njëjtat të ripërdoren nga gjeneratat vijuese.
Drejtues të Ministrisë së Arsimit thonë se nëse ka mungesë të librave për nxënësit e klasave nga e gjashta deri te e nënta, do të furnizohen me të reja kurse fletoret e punës do të blihen nga prindërit për të gjitha nivelet.
Drejtues të shkollave e shohin të arsyeshëm këtë vendim, por deklarojnë se problem mbetet kthimi i librave nga nxënësit e klasave të nënta, pasi vendimin e kanë marrë me vonesë.
Fisnik Thaçi, u.d.Drejtor në Sh.M.U. “Elena Gjika”, tha se klasat e nënta vetëm kanë shkuar kanë përfunduar vitin shkollor me 8 qershor. “Takimin në Ministri për këtë çështje e kemi pas me datën 21 qershor. Fatkeqësisht klasëve të nënta iu është pamundësuar kthimi i librave. A do të jetë e mundur të kthehen ato libra? sigurisht që ne do të kërkojmë nga nxënësit tanë që t`i kthejnë librat sipas mundësive të tyre”, tha ai.
Këtë vit, blerja e librave shkollorë, Ministrisë së Arsimit do t`i kushtojë rreth 4 milionë euro, mjete të cilat sipas zyrtarëve të MASHT-it, tashmë janë ndarë.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...