Sport

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Skënderbeu-Partizani në Elbasan

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 19 October 2017

Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave të ndërmarra në kuadër të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese Skënderbeu-Partizani i Beogradit, e cila do të zhvillohet nesër, më datë 19.10.2017, në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

“Duke filluar nga ora 17:00, datë 19.10.2017 bëhet me dije:

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të stadiumit “Elbasan Arena”;

-Advertisement-

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë;

Nga kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa ” deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas;

Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek kryqëzimi i Tapetave;

Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek kryqëzimi I Shatërvanit nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve;

Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit;

Aksi rrugor nga kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë për në 5 Maj, në drejtim të Spitalit do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 221 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, komisaraitet, stacionet policore vartëse të saj, forcat e posaçme Shqiponja.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarrë

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste.

Në të kundërtën NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të Stadiumit nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes , të tregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 19 Tetor 2017 lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti”, sqaron policia. /koha/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera