Sport

Martial preferon kalimin te skuadra spanjolle

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 21 December 2021

Sulmuesi francez Anthony Martial ka shprehur dëshirën që në afatin kalimtar të transferimeve në janar të largohet nga gjigandi anglez Manchester United.

Tani raportohet se preferenca e Martial është që të kaloj në La Ligan spanjolle, dhe t’i bashkohet skuadrës së Sevillas, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, interesim në shërbimet e yllit francez kanë shprehur edhe dy gjigandët si Barcelona dhe Juventusi, ku së bashku me Sevillan dëshirojnë që ta transferojnë Martial në formë huazimi.

-Advertisement-

Gjatë ditëve në vazhdim Martial do të ketë bisedime me trajnerin e Manchester United Ralph Rangnick mbi të ardhmen e tij.

Që nga transferimi i tij nga skuadra e Monacos te Manchester United, Martial ka arritur të bëjë 268 paraqitje për “Djajtë e Kuq” duke regjistruar 79 gola dhe 50 asistime mbi emrin e tij.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy