Marrëveshja duhet të zbatohet shpejt, në Bruksel ka nisur puna për Komitetin e Përbashkët Monitorues
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 23 March 2023
Marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë u mirëprit nga ndërkombëtarët, të cilët kërkuan zbatim të shpejtë. Një komitet që do ta mbikëqyrë dhe monitorojë zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje do të themelohet brenda 30 ditësh dhe për këtë në Bruksel thonë se tashmë janë duke punuar intensivisht. Komiteti do të udhëhiqet nga BE-ja dhe në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga të dyja vendet.
Kosova dhe Serbia do të duhet të angazhohen shpejt për të nisur zbatimin e marrëveshjes për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u pajtuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Të dy u pajtuan gjithashtu për krijimin e një komiteti të përbashkët që do ta monitoronte zbatimin e të gjitha dipozitave të marrëveshjes. Ky komitet do të krijohet brenda 30 ditësh dhe do të udhëhiqet nga Bashkimi Europian.
“Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues”, thuhet në një prej pikave të Aneksit të Zbatimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në Kuvend se të gjitha detyrimet nga kjo marrëveshje “tashmë janë në fuqi”, duke përmendur Komitetin e Përbashkët Monitorues.
“Ekziston edhe një mekanizëm detyrues në formën e pasojave negative për shtetin i cili nuk zbaton. Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin një nxitje në procesin e tyre përkatës të pranimit në Bashkimin Europian dhe mbështetje financiare nga Bashkimi Europian. Mosrespektimi i detyrimeve do të sjellë të kundërtën”, tha Kurti.
Duke pohuar se mes Kosovës dhe Serbisë “nuk ka shkallë të duhur të besimit” dhe se mes tyre madje “ka shkallë të lartë të mosbesimit në këto bisedime”, Kurti tha se të dyja palët duhet të shkojnë së bashku hap pas hapi drejt zbatimit.
“Nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes siç nuk mund të kemi as nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes”, tha ai.
Lajçak: Jemi duke punuar për Komitetin e Përbashkët Monitorues
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak tha të martën se po punojnë për ta themeluar Komitetin e Përbashkët Monitorues. Kjo synohet të ndodhë brenda 30 ditësh.
“Tani jemi duke punuar në mënyrë intensive për t’i përcaktuar objektivat e këtij Komiteti të Përbashkët Monitorues. Ai do të jetë autoriteti”, tha Lajçak në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in në gjuhën serbe.
Për zbatimin, Lajçak tha se “i takon lehtësuesit [të dialogut] që t’u raportojë shteteve anëtare”.
“Por, siç e thashë, Komiteti i Përbashkët Monitorues është një platformë, ku do t’i diskutojmë gjërat. Ai do të themelohet ashtu siç është rënë dakord, brenda 30 ditësh nga miratimi i këtij Aneksi”, theksoi diplomati sllovak.
I pyetur se kush do të jetë pjesë e këtij komiteti, pjesë e së cilit do të jenë edhe përfaqësuesit e palëve në dialog, Lajçak tha se “është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje”.
“Ne po punojmë për t’iu përgjigjur saktësisht këtyre pyetjeve. Sugjerimet tona do të kalojnë në proces të konsultimeve dhe kështu me radhë. Por, është e qartë se Kosova, Serbia dhe BE-ja do të jenë atje. BE-ja do ta kryesojë – për këtë është rënë dakord gjithashtu. BE-ja do të jetë ajo që do t’i informojë shtetet anëtare”, tha Lajçak.
Të tjera
-
Militanti i VV-së i tallet keq me ambasadorin Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pọrdha jote”
Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar p...
-
Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Rrotullohet kamioni i një kompanie pastrimi në Mazgit, ngasësi përfundon në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur në Magzit të Prishtinës, ku është rrotulluar ...
-
Radomiroviq pas shkarkimit e akuzon Rashiqin: Ndan mjete vetëm për bashkëpunëtorët e tij
Radoica Radomiroviq që dha dorëheqje nga partia e ministrit Rashiq, ka thënë ...
-
Shqipëria ftohet ta hapë kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar njëzëri për ta hapur k...
-
Abelard Tahiri komenton deklaratën e Hovenier: Pasojë e situatës së krijuar nga qeveria
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Homazhe në varrezat e familjes Deliu në Abri
Në 26 vjetorin e masakrës së Abrisë, ku kriminelët serbë vranë e masakruan 23...
-
Kuvendi në mungesë kuorumi dështon t’i votoj tri marrëveshje ndërkombëtare, shtyhet seanca
Kuvendi i Kosovës ka dështuar t'i votoj tri marrëveshje ndërkombëtare, duke b...
-
Korenica i VV-së e përmend çështjen e nxënëses me shami, Konjufca: Nga 6-7 janari nis fushata, keni kohë me i ngrit të gjitha
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka shfrytëzuar një hapësirë jashtë ...
-
Arrestohen dy persona pas aksionit të policisë në Podujevë, u kapën me drogë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar s...
-
Ministri i Mbrojtjes mirëpret vendimin e NATO-s për shtimin e trupave të Shqipërisë në Kosovë
‘Shqipëria është e angazhuar për të investuar më tej në infrastrukturën mbësh...
-
Kurti u prit nga Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në New York nga Princi i Kuvajtit...