Lajme

“Fjalimi i tij bëri jehonë përballë mureve të sallës gjysmë të zbrazët”, media serbe tallet me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 26 September 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, për të cilin fjalim, media nga Beogradi “Nova”, shkruan me tone tallëse se “bëri jehonë fjalë për fjalë – kundër mureve të një salle gjysmë të zbrazët”.

Në shkrimin e saj, media në fjalë ka shkëputur edhe disa pjesë nga fjalimi i tij në Kombet e Bashkuara.

“ Ai citoi edhe Mahatma Gandin, dhe tha se Serbia, si një vend ku ka liri dhe drejtësi (?), respekton parimet e OKB-së”, thuhet në shkrim.

-Advertisement-

Për më tepër, ai shtoi se bota është “në prag të një katastrofe bërthamore.

Ne jetojmë në një botë ku askush nuk dëgjon askënd, duhet të flasim edhe kur nuk jemi dakord. Duhet të ndalojmë praktikën e standardeve të dyfishta, të rikthejmë besimin në të drejtën ndërkombëtare, të rivendosim besimin në paqe, e vetmja rrugë që nuk ka alternativë. Ne ia kemi borxh çdo viktimë në botë, brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton Klankosova.tv

Por këto fjalë të kreut të Serbisë, sipas Novës, pakkush pati mundësinë t’i dëgjonte drejtpërdrejt.

“Gjegjësisht, në momentin kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur në foltore, salla e Asamblesë së Përgjithshme ishte pothuajse boshe. Jo shumë përfaqësues të vendeve nga e gjithë bota patën mundësinë ta dëgjonin këtë fjalim, “aq të fuqishëm”, shkruan më tej kjo media.

Njujork, 22. septembra 2024.- U sedištu Ujedinjenih nacija u Njujorku počeo je dvodnevni Samit o budućnosti, u okviru 79. sednice Generalne skupštine UN na kome učestvuje predsednik Srbije Aleksandar Vučić. FOTO TANJUG/TANJUG VIDEO/ bs

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera