Lajme

Marko Gjuriq publikon fotografi duke shëtitur me Escobarin në Washington

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 01 December 2022

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, ka publikuar në Twitter një fotografi të shëtisë së tij në Washington me zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar. Gjuriq, shkroi se kohën e lirë e kaloi me zyrtarin e lartë amerikan.

“Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale [ShBA-Serbi] janë të ndritshme dhe premtuese”, shkroi Gjuriq.

“Sot, shijova orë diskutimesh frymëzuese mbi marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër peizazhin vjeshtor të Washington DC-së në shoqërinë e mirë të Gabriel Escobar. Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale është e ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera