Rozë

Mariah Carey e lumtur pas operimit për humbje të peshës

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 10 November 2017

Mariah Carey është duke u ndier shkëlqyeshëm.

Më herët gjatë javës është raportuar se ylli i shumë hiteve ka kryer një operim për humbje të peshës, gjashtë javë më parë.

“Ajo është e lumtur me kapitullin e ri që ka nisur në jetën e saj”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për ET, duke shtuar se qysh se Carey ka humbur kilogramët e tepërt është duke u ndier shumë më mirë.

-Advertisement-

Këngëtarja ka kryer operimin e ngushtimit të lukthit, që mundëson që pacientët të hanë më pak, pasi ajo ndjehej “tepër e pasigurtë për peshën e saj”.

“Ajo gjithmonë ndihej e pasigurtë për peshën e saj dhe kjo e bënte atë që të mërzitet. Ajo jetonte në mohim në lidhje me peshën e saj, Mariag priste vazhdimisht etiketat nga rrobat e saj, që të mos kujtohej për peshën e saj”, ka thënë një person shumë i afërt me këngëtaren.

Ndërsa këngëtarja në vitin 2016 kishte folur edhe vetë për përpjekjet e saj për të humbur peshë, transmeton Klan Kosova.

“Nëse dikush nuk më thotë asgjë për peshën time, atëherë unë thjesht nuk do të mendoj për të. Nuk jam kaq e obsesionuar me këtë gjë”, kishte thënë këngëtarja për ET.

Në këtë kapitull të ri të jetës, Carey duket se do të vazhdojë rrugëtimin muzikor edhe pa ish-menaxheren e saj, Stella Bulochnikov.

Të dyja kanë ndarë rrugët e tyre derisa sipas burimit të përmendur më lartë, “Mariah tani është më pak e stresuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera