Sport

Maradona motivon Argjentinën, tregon çfarë i kishte ndodhur atij kur e fitoi Botërorin

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 17 June 2018

Argjentina nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë Kupën e Botës.

Ai që ka zhgënjyer më shumë ka qenë Leo Messi që, përveçse ka bërë një paraqitje mesatare, ka gabuar edhe penalltinë që mund t’i kishte dhënë fitoren të tijve kundër Islandës.

Pavarësisht nisjes jo të mirë, Diego Armando Maradona, ka dashur t’i japë një mesazh argjentinasve:

-Advertisement-

“Ne e kemi filluar një Botëror me humbje, jo me barazim”, ka kujtuar legjenda e bardhekaltërve.

“Ka qenë ndeshja hapëse e Itali ’90 dhe, pavarësisht dëmtimeve të rënda, pavarësisht gjithçkaje, kemi dalë deri në finale, falë Goycoechea-s dhe sakrificës së të gjithë ekipit. Forca Argjentina!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera