Lajme

Maqedonia e Veriut arreston nëntë policë kufitarë për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 28 December 2022

Nëntë policë janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga shoferët në kufirin serb.

Të dyshuarit, të gjithë të vendosur në vendkalimin e Tabanovcës në veri të vendit, përballen me akuzat për “organizatë kriminale, ryshfet dhe shpërdorim të autoritetit”, shkruan Euronews.

Ata akuzohen se kanë marrë para dhe dhurata nga personat që kanë dashur të anashkalojnë procedurat normale kufitare për të kaluar në Serbi.

-Advertisement-

Ndër të arrestuarit është kreu i komisariatit dhe zëvendësi i tij. Tre oficerë të tjerë janë akuzuar por nuk janë arrestuar.

Policia tha se grupi kishte vepruar në mënyrë të organizuar për më shumë se dy vjet. Nëse gjykohen dhe dënohen, të dyshuarit mund të përballen secili me deri në 20 vjet burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera