Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Autori: Gazeta inFokus
07:13 | 12 September 2024
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të armatusur që sulmoi në Banjskë, Milan Radojiçiq të jetë i lirë, situate do të jetë e brishtë në veri të vendit.
“Përderisa grupi i Radoiçiç vazhdon të mbetet i lirë në Serbi, përderisa politika e Serbisë inkurajon grupe të tilla, situata mbetet e brishtë në veri të vendit”. – tha ai.“Është një lajm i mirë ngritja e aktakuzës ndaj grupit të Banjskës sepse Kosova me të vërtetë nuk ka ekzagjeruar kur ka paraqitur kërcënimet dhe rreziqet që kanë ardhur nga Serbia dhe nga këto grupe terroriste në veri. Për disa vite me radhë nga institucionet tona është theksuar rreziku që mund të vijë nga këto grupe. Sot, vigjilenca është shumë e lartë. 24 Shtatori nuk na ka mësuar vetëm ne por edhe ndërkombëtarët, që aspekti i sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i dobët, përderisa ekzistojnë shtete që synojnë okupimin e vendeve të tjera, siç është Serbia. Gati 70% e kapaciteteve ushtarake të Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, jo larg kufirit dhe inkurajohen grupe të tilla si ai i Radoiçiç për të kryer sulme terroriste ndaj vendit tonë.
Kjo qasje e Serbisë nuk është vetëm në raport me Kosovën, por edhe me Bosnjën dhe ndikimi që kanë në situatën e sigurisë në Malin e Zi. Derisa ekziston kjo qasje e Serbisë, normalisht që rreziku është prezent dhe vigjilenca prej nesh dhe partnerëve tanë është rritur.
Në periudhën e fundit kemi pasur për herë të parë një shtrirje të sovranitetit në veri. Janë mbyllur institucionet ilegale dhe jeta e komunitetit serb është qetësuar jashtëzakonisht shumë. Normalisht që grupe të ndryshme që operojnë në Serbi vazhdojnë të kërcënojë sigurinë dhe rendin e territorit tonë, mirëpo situata në veri të vendit, pavarësisht tensioneve, është shumë më stabile dhe e qetë”, u shpreh ministri Maqedonci. /A2CNN

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































