Lajme

Maqedonci dhe Jashari presin në takim lamtumirës Gecin, e nderojnë për “Shërbim të Shquar”

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 22 August 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të shefit të sektorit për bashkëpunim civilo-ushtarak, Sejdi Gecit, në pritjen e organizuar, për performancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të ministrisë i ndanë medaljen për “Shërbim të Shquar”.

Kështu u bë e ditur në postimin nga ana e ministrisë së Mbrojtjes.

“Duke i dëshiruar pensionim të qetë, shëndet e të mira në jetë, Maqedonci shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer dhe të pandërprerë në rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ka qenë kontribut i drejtë për drejtë, në rritjen e besueshmërisë nga qytetarët për FSK-në dhe ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera