Lajme

Mandl: Tiroli Jugor një shembull i mirë për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 15 May 2023

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se Tiroli Jugor është një shembull për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ai ka theksuar se veriu i Kosovës është i shtetit të Kosovës dhe se palët duhet të shohin kah e ardhmja në mënyrë që të ketë paqe dhe prosperitet.

“Ne i shohim procesin e dialogut që ka ardhur në një qorrsokak dhe siç po duket Kosova është në pozitë për të ofruar diçka. Ndërsa për dekada Serbia ka qenë ajo që nuk ka ofruar asgjë”.

-Advertisement-

“Për këtë arsye them që gjërat duhet të vendosen në të njëjtën faqe. Tani për tani nevojiten zgjidhje në veri”.

“Si austriak unë gjithmonë e theksoj se shembulli i Tirolit Jugor në Itali do të ishte një shembull i mirë”.

“Veriu është pjesë e Kosovës, por dikush duhet të imagjinojë të ardhmen në mënyrë që të jetojmë në paqe dhe prosperitet dhe këtë të gjithë e dëshirojmë”, tha ai në KlanKosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera