Sport

Manchester Unitedi triumfon lehtësisht ndaj Watfordit dhe i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 23 February 2020

Manchester Unitedi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Watfordit me rezultat 3-0, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Old Trafford’ në kuadër të javës së 27-të në Premierligë, të besuarit e Ole Gunnar Solskjaerit kanë arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Serine e golave e hapi Bruno Fernadez në minutën e 41’, i cili shënoi nga pika e bardhë golin e tij të parë në fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë minimale të Unitedit, ndërsa në pjesën e dytë u realizuan dy supergola.

Në minutën e 58’ Anthony Martial e dyfishoj rezultatin me një parabolë fantastike që rrallë herë shihet në stadiumet e Anglisë.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi i riu Mason Greenwood, i cili pas një bashkëveprimi me Fernadezin e dërgoi topin në cepin e shtyllës për rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi renditet i pesti me 41 pikë, tri me pak se Chelsea që pozicionohet i katërti, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Watfordi mbetet i 19-ti me 24 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera