Sport

Manchester Unitedi pa tre yjet e skuadrës kundër PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 19 October 2020

Manchester Unitedi nesër do të luaj në udhëtim të PSG, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ për këtë takim mjaftë të vështirë nuk do të mund të llogaritin në tre lojtarë shumë të rëndësishëm.

Trajneri Ole Gunnar Solskajer nuk i ka ftuar Harry Maguire, Edinson Cavani dhe Mason Greeneood për përballjen me parisienët.

-Advertisement-

Maguire dhe Greenwood kenë probleme me lëndime, kurse Cavani sapo ka filluar të stërvitet dhe ende nuk është i gatshëm për të luajtur.

PSG – Manchester United, zhvillohet të martën në stadiumin ‘Parc des Princes’ në Paris nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera