Sport

Manchester Unitedi mposhtë Burnleyn dhe ia merr Liverpoolit kreun e Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 12 January 2021

Manchester Unitedi është bërë lider i ri i elitës së futbollit anglez për herë të parë në këtë sezon, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar në udhëtim te Burnely me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 17-të në Premierligë.

Golin e vetëm për mysafirët në këtë takim e realizoi mesfushori francez, Paul Pogba, në minutën e 71’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi ka kaluar në vendin e parë me 36 pikë, tri me shumë se Liverpooli që tashmë renditet i dyti, kurse Burnley mbetet i 16-ti me 16-të sosh.

Ndeshjen e radhës ‘Djajtë e Kuq’ e luajnë në udhëtim te Liverpoolit, të dielën nga ora 17:45./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera