Sport

Manchester Unitedi me mund të madh mposhtë Wolvesin dhe kalon në fazën tjetër në Kupën e Anglisë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 15 January 2020

Manchster Unitedi ka arritur ta fitoj duelin kthyes ndaj Wolvesit me rezultat minimal 1-0 dhe ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Anglisë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Old Trafford’ golin e vetëm për ‘Djajtë e Kuq’ e realizoi mesfushori ofensiv, Juan Manuel Mata.

Spanjolli shënoi një gol fantastik në minutën e 67’, duke paraboluar portierin kundërshtar mjeshtërisht.

-Advertisement-

Goli i Matas ishte vendimtar që Unitedi të kalojë në raundin tjetër të Kupës së Anglisë.

Ndryshe, pas dy ndeshjeve të zhvilluara me rezultat të përgjithshëm 1-0, Manchester Unitedi kalon në fazën tjetër të Kupës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera