Sport

Manchester Unitedi fiton me përmbysje spektakolare, Edinson Cavani heroi i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 29 November 2020

Manchester Unitedi e ka mposhtur Southamptonin me përmbysje rezultati nga 2-0 në 2-3, në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 23’ me golin e realizuar nga Jan Bednarek.

Në minutën e 33’ Southamptoni e dyfishoj epërsinë me anë të James Ward-Prowse.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 2-0 për nikoqirët, ndërsa në 45 minutat e dytë ‘Djajtë e Kuq’, u kthyen në lojë dhe e fituan atë.

Bruno Fernandes në minutën e 60’ realizoi për ta ngushtuar rezultat 2-1, kurse shifrat 2-2 i barazoi sulmuesi uruguaian, Edinos Cavani në minutën e 74’.

Cavani nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 90+3’ shënoi për rezultatin përfundimtar 2-3 për Manchesterin.

Pas kësaj fitoreje Manxhester Unitedi renditet i 7-ti me 16-të pikë, ndërsa Southamptoni mbetet i 5-ti me 17-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera