Sport

Manchester City refuzon ofertën e Barcelonës për super mbrojtësin

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 28 September 2020

Manchester City ka refuzuar ofertën e Barcelonës për mbrojtësin spanjoll, Eric Garcia, shkruan Gazeta inFokus.

ESPN raporton që ‘blaugranët’ kanë bërë ofertën e parë prej 8 milionësh për 19 vjeçarin spanjoll, por ‘Citizens’ e kanë refuzuar, kjo pasi klubi anglez i’a ka vënë klauzolën prej 30 milionësh talentit spanjoll.

Sipas kësaj gazete, babai i Garcias ka treguar që i biri dëshiron të kaloj në Barcelonë, por City ka refuzuar.

-Advertisement-

Nëse transferimi i tij në ‘Camp Nou’ nuk do të ndodhë këtë vit, atëherë Garcia do të mund të kaloj atje vitin e ardhshëm, pasi do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera