Sport

Manchester City bëhet lider i ri i Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 26 January 2021

Manchester City është bërë lider i ri i elitës së futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

Cityzens e kanë regjistruar edhe fitoren e shtatë rresht në kampionat.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola ka triumfuar në udhëtim te West Bromi me rezultat të thellë 5-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 19-të në Premierligë.

-Advertisement-

Në stadiumin e zhvilluar në stadiumin ‘The Hawthorns’, golat për mysafirët i shënuan Ilkay Gundogan (6’ dhe 30’), Joao Cancelo (20’), Riyad Mahrez (45+2’) dhe Raheem Sterling (57’).

Pas kësaj fitoreje Manchester City ka marrë vendin e parë me 40 pikë, kurse West Bromi mbetet i 19-ti me 11 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera