Sport

Man Utd pas mbrojtësit të Atletico Madridit

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 06 September 2018

Djajtë e Kuq do të përballen me Real Madridin në garë për transferimin e mbrojtësit të kombëtares franceze, shkruan GazetaFokus.

Duke dështuar të nënshkruajë një mbrojtës këtë verë, Manchester Unitedi i Jose Mourinho ka hyrë në garë për lojtarin e Atletico Madridit, Lucas Hernandez, raporton France Football.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka kontratë deri në 2024 dhe ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh, por Atletico dëshiron të përmirësojë kushtet e tij dhe të ngritë klauzolën në 140 milion euro.

-Advertisement-

Çështja është komplikuar pasi në shërbimet e tij është e interesuar edhe Real Madridi. /Gazetafokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera