Man Utd e kontakton yllin e Lazios
Autori: Gazeta inFokus
19:08 | 17 August 2022
Manchester United ka kontaktuar me agjentin e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, sipas raportimeve në Francë, duke e parë atë si një alternativë ndaj Casemiros dhe lojtarit të Juventusit, Adrien Rabiot.
Tuttomercatoweb raporton sot se Manchester United ka braktisur zyrtarisht negociatat me nënën dhe agjentin e Rabiot, Veronique, duke përmendur se 10 milionë euro në sezon plus komisionet nuk mund të diskutohen.
Kjo vjen pasi Juve kishte rënë dakord për një shumë prej 20 milionë euro plus bonuse për francezin.
Klubi i Premierligës në vend të kësaj u kthye drejt Casemiros, por Real Madridi dëshiron 60 milionë euro për 30-vjeçarin dhe ai gjithashtu ka një pagë masive.
Prandaj, Footmercato vë në dukje se Manchester United ka kontaktuar me agjentin e Milinkovic-Savic, Mateja Kezman, për të cilin tashmë ishte raportuar disa javë më parë se ishte gati për të sjellë një ofertë mbi 50 milionë euro për Lazio.
Milinkovic-Savic është më i ri se Casemiro në moshën 27-vjeçare dhe kontrata e tij me Biancocelesti zgjat deri në qershor 2024, transmeton Gazeta Express.
Ai u ble nga Genk në vitin 2015 për 12 milionë euro dhe vazhdimisht ka deklaruar se nuk është i interesuar të largohet nga Stadio Olimpico, veçanërisht tani trajneri Maurizio Sarri është vendosur në të.
SMS dha një asistim në ndeshjen hapëse të sezonit, një fitore 2-1 ndaj Bolognas.
Ndërsa Lazio më parë ka refuzuar ofertat afër 100 milionë euro për Milinkovic-Savic, ata mund të tundohen këtë herë.
Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me 11 gola dhe 11 asistime në 37 ndeshje në Serie A.

T� tjera
-
Ymeri: Shtëpitë në Ujman po dalin të jenë më të rëndësishme se mushkëritë dhe uji për ne
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ...
-
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e ...
-
Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa në Kuvend
Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shte...
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...


































