Ekonomi

Mali i Zi me rritjen ekonomike më të madhe në Ballkan, ja në cilin vend renditet Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 02 April 2019

Raporti i Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor ka treguar se Mali i Zi është shteti me rritjen më të madhe ekonomike në vitin 2018.

Me 4.4 për qind, ky shtet i prinë listës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas saj, me për qindje të njëjtë të rritjes ekonomike vijnë Kosova, Shqipëria e Serbia.

-Advertisement-

4.2 për qind është rritja ekonomike në tri vendet për vitin 2018.

Më së keqi në rritjen ekonomike qëndron Maqedonia e Veriut me 2.7 për qind.

Sipas këtij raporti, për vitet e ardhshme Kosova pritet të jetë shteti me rritjen më të lartë ekonomike.

Në vitin 2020, ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 4.5 për qind.

Megjithatë, kjo rritje ekonomike nuk pritet të ndikojë tek qytetarët.

Sipas ekspertëve niveli i ulët i punësimit dhe i eksportit bënë që kjo rritje të mos ketë fare ndikim. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera