Mali i Zi, Forcat pro-serbe fituese në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe disa komuna tjera

Autori: Gazeta inFokus
08:41 | 24 October 2022
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Mal të Zi, tregojnë për një fitore të forcave politike të cilat nga BE-ja dhe SHBA-ja konsiderohen pro-ruse dhe pro-serbe, e të cilat i fituan edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.
Pavarësisht se nga ato forca politike që njihen si pro-serbe (Fronti Demokratik) kanë lindë forca politike që veten e konsiderojnë parti me orientim qytetarë, siç është partia “Demokratët” e Aleksa Beçiqit dhe partia e sapoformuar “Evropa Tani”. Këto së bashku me Frontin Demokratik tashmë janë forcat kryesore politike në Mal të Zi.
Pavarësisht se koalicioni i mbledhur rreth DPS-së të presidentit aktual Milo Gjukanoviq, fitoi më shumë vota megjithatë “Fronti Demokratik”, “Demokratët” dhe partia e sapo themeluar “Evropa Tani”, në një koalicion të mundshëm mund të ushtrojnë pushtetin në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.
Ndërkaq, partia e Dritan Abazoviqit, URA në koalicion me lëvizjen CIVIS dhe Alternativën Shqiptare fituan vetëm 6.3% të votave në Podgoricë.
Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia e presidentit Djukanovic fitoi më së shumti mandate në disa qytete, për shkak të mungesës së koalicioneve të mundshme pas zgjedhore, pushtetet vendore do të formohen nga kundërshtarët e tyre politikë.
Përveç Podgoricës, DPS me aleatët e vet humbi Danilovgradin, Kolashinin, Zhablakun, Plevlen, kurse arriti të mbajë pushtetin në Bijelo Pole dhe Tivar. Ndërkaq, Fronti Demokratik pro-serb arriti ta ruaj pushtetin absolut në qytetin bregdetar, Budva, raporton Malësia.org.
Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të udhëhequra nga DPS e presidentit aktual, Milo Djukanovic, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb/pro-rus, por edhe grupimet e daluna nga ata, e që sot deklarohen si parti me orientim qytetarë.
Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e kryeministrit Dritan Abazoviq humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re. Kështu që këto zgjedhje janë edhe një test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi.
Zgjedhjet vendore u mbajtën në 14 komuna në Mal të Zi dhe sipas vëzhguesve që e monitoruan procesin zgjedhor, ai ishte mjaft i qetë dhe demokratik.

Të tjera
-
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgj...
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...
-
Dështon edhe seanca e 43-të e Kuvendit – turpi politik vazhdon
Për të 43-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë krye...