Malcolm i zhgënjyer nga Perëndimi: S’ka strategji të koordinuar për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 04 December 2022
Për pak muaj, 18 shkurtin e 2023-shit, Kosova shënon 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Serbia, jo vetëm nuk e ka njohur ende si shtet, por përtej disa marrëveshjeve të firmosura e pak të zbatuara, e gjithë përpjekja e saj është përqendruar se si të mos ketë një marrëveshje finale, si të zhbëjë njohjet e Kosovës dhe se si të pengojë anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë.
Sir Noel Malcolm, një prej studiuesve më të zëshëm të historisë së Ballkanit, autor i librit ‘’Kosova një histori e shkurtër” e sheh në faj Perëndimin për këtë situatë ku ndodhet sot Kosova.
“Ajo që do thosha është se që nga 1998-a trajtimi i Kosovës nga palë të jashtme, ka qenë kryesisht zhgënjyes. Sigurisht ka pasur dukshëm momente të mira: çlirimi i Kosovës nga forcat e NATO-s, mbështetja finale për shpalljen e Pavarësisë në2008-ën, diçka ekstremist e rëndësishme asokohe. Por në aspekte të tjera ishte zhgënjyese që Perëndimi asnjëherë nuk qe i koordinuar në një strategji për Kosovën.”
Me shpalljen e pavarësisë, Malcolm shënon një mungesë edhe në sjelljen e vendeve të rajonit tonë. “Një shembull i vogël, por që nuk është dhe aq i vogël. Duhej që të gjitha vendet e rajonit të dilnin në një deklaratë të përbashkët, ku të thuhej: ne e mirëpresim këtë zhvillim dhe ky është një hap i vërtetë dhe jo kërcënim për stabilitetin në rajon përkundrazi e shkuara ishte e tillë. Kjo deklaratë e përbashkët e vendeve të rajonit do të kishte pasur ndikim të madh në opinionin botëror. Ata nuk e bënë këtë dhe lanë palë të tjera si Rusia që ta konsideronin çështjen e Kosovës si një manipulim të vendeve të Perëndimit për interesat e tyre”.
Historia që nga miratimi i planit Ahtisari dhe deri sot, tregon sipas zotit Malcolm se Serbia asnjëherë nuk është vënë në presion të barabartë me Kosovën, kur flitet për arritje dhe zbatim marrëveshjesh.
“Planin Ahtisari vendosën që ta zbatojnë në mënyrë selektive. Ai plan kishte një aneks në të cilin thuhej se dosjet me çështje të trashëgimisë kulturore në arkivat e Beogradit do duhej të ktheheshin në Prishtinë. A kanë bërë ata ndonjëherë një përpjekje që kjo të ndodhë? Aspak. Ajo thjesht ka rënë ose përfshirë në çështjet ku të dy vendet duhet të arrijnë kompromis. Por në fakt kur thonë që të dy palët duhet të arrijnë kompromis, përshtypja ime është që ushtrojnë dyfish presion mbi Kosovën se sa mbi Serbinë. Në kuadër të planit Ahtisari Kosova ka bërë shumë lëshime sa u përket të drejtave të serbëve që jetojnë në territorin e saj dhe ndaj Prishtinës vazhdojnë të kërkojnë lëshime, duke e lejuar Beogradin që të bëjë dhe më shumë kërkesa”.
Por nëse i japim të drejtë shprehjes që çdo e keqe e ka një të mirë, Malcolm shpreson që ky të jetë rasti i mësimeve nga lufta në Ukrainë.
“Nëse ka një ngushëllim… një ngushëllim të vogël nga lufta e tmerrshme në Ukrainë, është që Perëndimi të jetë zgjuar; të jetë në alert tashmë ndaj strategjisë ruse në Ballkan. Shpresoj në rikthimin e vëmendjes së amerikanëve në Kosovë, një vëmendje e larguar pas 2008-ës. Po shpresoj që vendet perëndimore të jenë më të përqendruara në rajon”. Sir Noel Malcolm është gazetar, historian, akademik filozof dhe analist politik në Angli. Si gazetar spikati në pasqyrimin e me realizëm të situatës në ish-Jugosllavi, aty ku ndodhën dhe konfliktet e përgjakshme në Bosnjë dhe Kosovë. “Kosova – një historie shkurtër” është libri që The Neë Yourk Times e quajti si udhëzuesin më të mirë për hapat që duhen marrë ndaj një katastrofë fatale. Përveç këtij libri dhe tre agjentëve perandorakë, Malcolm ka shkruar edhe studimin mbi historinë e shqiptarëve, rebelët, besimtarët, të mbijetuarit. /A2CNN
Të tjera
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...