Sport

Magani befason me deklaratën pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 16 October 2018

Trepça ’89 ka arritur fitore në kuadër të xhiros së 10-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll duke e mundur Lirinë në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren me shifrat 4:0.

Skuadra nga Mitrovica në këtë ndeshje tregoi lojë të përkryer dhe me meritë arrit pikë të plota.

Trajneri i ’89-shit, Gugash Magani, u shpreh shumë i kënaqur pas ndeshjes.

-Advertisement-

“Sa i përket rezultati, skuadra shpalosi vlerat që ka. Pas humbjes që pësuam në Gjilani skuadra ka marrë fitore dhe barazime. Kam qenë i pakënaqur me rezultatet e skuadrës. Ka qenë këmbëngulja e presidentin (Abedin Zeka) që na ka motivuar duke na thënë se skuadra ka cilësi dhe ende nuk ka dal në lojën e vet. Ne nuk kemi bërë asgjë. Kemi bërë detyrën”, theksoi Gugash Magani për SuperSport Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera