Sport

Mabppe: Harrojeni Realin, Barcelonën e Bayernin, kjo skuadër mund ta fitojë Championsin

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 12 September 2017

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur për favoritet e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Mbappe insiston se të gjithë flasin vetëm për Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich, si favoritet kryesor në Ligën e Kampionëve, duke harruar kështu Juventusin.

Ai tha se skuadra italiane ka treguar në vitet e fundit se është në mesin e më të irave, duke kaluar në finale në tre vitet e fundit.

-Advertisement-

“Është e çuditshme sepse ne gjithnjë flasim vetëm për Realin, Barcelonën dhe Bayernin si favoritet kryesorë”, tha Mabppe për Gazzetta dello Sport.

“Nuk flitet shumë për Juventusin që është gjithnjë atje, duke luajtur dy herë në finale në tre vitet e fundit. Të luash kundër tyre është shumë e vështirë”, vazhdoi ai.

“Të shënosh kundër tyre duhet të jesh perfekt dhe këtë e bëri reali në finale kundër tyre. Juventus është gjithnjë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai në fund.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera