Lajme

Lushtaku: Kurti dhe Vitia nuk po e përkrahin Malishevën për inate politike

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 07 April 2020

Deputeti Mergim Lushtaku ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos seriozitetin e treguar me Komunën e Malishevës gjatë pandemisë Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Lushtaku ka thënë se kryeministri Kurti e as ministri i Shëndetësisë Vitia, nuk kanë marrë mundin ta vizitojnë këtë komunë e cila nuk po përkrahet si duhet nga Qeveria e Kosovës për inate politike.

Ai ka thënë se të gjitha komunat duhet të trajtohen barabartë.

-Advertisement-

Postimi:

Ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi Covid-19!

Me shqetësim jam duke i përcjellur zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar pas përhapjes së virusit Covid-19 në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk e ka trajtuar seriozisht Komunën e Malishevës si epiqendra e këtij virusi në Kosovë. Nga rreth 170 të infektuar me Covid-19 në Kosovë, 62 prej tyre janë nga Komuna e Malishevës.

Përkundër kësaj, kryeministri Kurti e as ministri i Shëndetësisë Vitia, nuk kanë marrë mundin ta vizitojnë këtë komunë e cila nuk po përkrahet si duhet nga Qeveria e Kosovës për inate politike. Madje, qytetarët e kësaj komune shpesh herë fyhen e ofendohen pa të drejtë nga militantët e partisë në pushtet. Këto stereotipe janë të papranueshme. Është e rëndë deklarata e kryetarit të Komunës së Malishevës e bërë ditë më parë, ku bëri me dije që më shumë ka ndihmuar Malishevën një barnatore private sesa Ministria e Shëndetësisë.

Të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunat duhet të trajtohen barabartë, por aty ku burimi i infeksionit është më i madh duhet vëmendje institucionale më e theksuar, pasi komunat kanë kapacitete të kufizuara financiare për ta përballuar këtë pandemi. Malisheva ka qenë vatër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot është shëmbull i qytetarisë punëtore dhe meriton përkrahje shumë më të madhe për ta kaluar këtë krizë.

Qëndroni në shtëpi, mbani distancë e mbani pastërtinë. Këtë situatë do ta kalojmë së bashku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera