Lajme

Lushtaku: Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, aleanca me SHBA-të do të mbetet

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 07 March 2023

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se në kohën kur ne po i kujtojmë sakrificat më të rënda të popullit, duhet kujtuar se liria u fitua me aleatët tanë të bekuar.

Lushtaku potencoi se marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara.

“Në kohën kur ne po i kujtojmë sakrificat më të rënda të popullit, duhet kujtuar se liria u fitua me aleatët tanë të bekuar. Mashtrimi i Albin Kurtit ishte mohimi i kësaj sakrifice dhe kësaj aleance”.

-Advertisement-

“Ne si PDK jemi krenarë me punën që kemi bërë sot, para 10 viteve por dhe para 25 viteve nga paraardhësja jonë ushtarake. Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës tonë me miqtë tanë. Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara”, ka shkruar Lushtaku.

Sipas tij, ‘Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë’.

“Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje përpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë”.

“Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera