Lajme

Lushaku-Qeverisë për raportin e WJP-së: Sërish dështim dhe propagandë me numra

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 27 October 2022

Kryetarja e Forumit të Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke manipuluar me shifrat e publikuara mbi raportin “World Justice Project” (Projekti i Drejtësisë Botërore) për sundim të ligjit.

Sipas saj, Kosova vitin e kaluar ishte renditur e 60-ta teksa ishte e 54-ta në vitin 2019 kur në krye të qeverisë ishte Avdullah Hoti, ndërsa thotë se këtë vit është e 57-ta.

“Sërish dështim dhe propagandë me numra. Pushteti edhe sot po e përdor armën e tyre të vetme për ta fshehur dështimin: propagandën. Pasi që dështuan në progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, në raportin “World Justice Project”, ku për shkak të performancës së dobët të qeverisë, Kosovën nga vendi i 54 në të cilin gjendej në vitin 2020, e sollën në vendin e 60 vitin e kaluar,  tani vendin e 57 po e propagandojnë si të dytin dhe si sukses!”

-Advertisement-

“Vendi i 57 është i 57, nuk ka asnjë logjikë të krenoheni me dështime. Tek e fundit raporti është publik dhe mund t’i qaset secili qytetarë. Kjo përveç tjerash është edhe fyerje ndaj qytetarëve. Është fatkeqësi që niveli i propagandës ka arritë edhe në institucionet tona diplomatike- ambasadat tona në vende të ndryshme të botës kanalet e tyre zyrtare te komunikimit i kanë shndërruar në vegla propaganduese”,ka thënë Lushaku-Sadriu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera