Lush Gjergji: Këto kërshëndella të jenë ditë e faljes
Autori: Gazeta inFokus
13:32 | 25 Dhjetor 2021
Don Lush Gjergji ka uruar besimtarët për kremten më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Në ceremoninë e meshës për krishtlindje, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që kjo të jetë ditë e festët të jetë e faljes dhe e gëzimit.
Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë tha se pikërisht ajo është shembulli se si duhet të shërbesh për njerëzit në nevojë.
“Nderoje, duaje, shërbeje, ndihmoje, vëllain apo motrën njeri. Dhe mësoje se të shërbesh do të thotë të mbretërosh dhe mësoje se aty ku nuk ka jetë nuk ka dashuri. Aty ku nuk ka dashuri nuk ka jetë, nuk ka lumturi. Zoti ka dashur që të na jap një bijë, një motër dhe një nënë që Nënën tonë Terezën, gjakun e së cilës e kemi këtu në mesin tonë ajo ishte e përvuajtur , ajo ishte vazhdimisht në shërbim të të varfërve dhe më të varfërve. Atyre që vdesin nëpër trotuare dhe qoshet e botës, e fëmijëve të cilët ishin të kërcënuar dhe rrezikuar “, ka thënë ai.
Ai ka uruar që këto kërshëndella të jenë ditë të gëzimit dhe faljes.
“Le të jenë këto kërshëndella ditë të gëzimit, ditë të jetës, ditë të dashurisë, ditë të faljes, ditë të paqes së plot me vetveten, me njëri-tjetrin dhe me të madhin Zotin”, ka uruar ai.
Më tej, në ceremoninë e kujtimit të Krishtit, Don Lush Gjergji tha para besimtarëve që është me rëndësi të angazhohen me përkushtim dhe kujdes për këtë jetë.
“Dashtë Zoti që kjo festë të na i mbushi mendjen, e mbi të gjitha zemrën me këtë porosi. Zoti e ka vetëm një porosi dhe porosia e tij është ‘Të dua, të kam krijuar, dëshiroj të jetoj me ty dhe një ditë bashkë me ty të kalojmë në amshimin e lumtur’. Çfarë nuk ka bërë Zoti ynë për ne dhe për shërbimin tonë. Të mësohemi edhe ne të angazhohemi në jetën tonë shpirtërore me kujdes, përkushtim dhe mbi të gjitha me dashuri”, ka shtuar ai.
Festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Kjo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...

































