Lajme

Lulzim Basha: Detyra e Shqipërisë si anëtare e NATO-s nuk është të heshtë karshi situatës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 25 September 2021

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka thënë se me shqetësim po e përcjellë situatën e krijuar në Kosovë, duke shtuar se aktet kriminale të 24 orëve të fundit nga Beogradi zyrtar, kanë për qëllim të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin për interesa politike të Aleksandër Vuçiqit.

Basha po ashtu është shprehur kundër qëndrimit të Shqipërisë në heshtje, duke thënë se ajo si anëtare e NATO-s, nuk duhet të qëndrojë në heshtje, por të përdorë të gjitha mekanizmat e saja diplomatike në ndihmë të zgjidhjes së kësaj situate, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij të pa rezervë për Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saj në përballimin e situatës.

-Advertisement-

“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, ka shkruar Lulzim Basha në Facebook. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera