Lajme

Lulzim Abazi: E keqja më e madhe i kanoset vendit, kur bizneset nuk mund ti mbajnë puntorët

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 06 February 2021

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Abazi, në emisionin Ekonomia N’Fokus, ka treguar se çka parasheh slogani rimëkëmbja.

Abazi ka folur edhe për pasojat e pandemisë e cila preku gjithë botën, shkruan Gazeta inFokus.

“Ne e dimë që shtete evropo-perendimore kanë dhënë shumë mjete financiare që ta mbrojnë ekonomin nga dështimet dhe kolapsimet e mëdha. Ne në Kosovë nuk e patëm at mundësi nga Qeverisjet e kaluara që ta ruajnë numrin e punëtorëve”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndër të tjera Abazi tha se më e keqja i kanoset vendit kur bizneset nuk mund ti mbajnë punëtorët në vendet e punës pastaj krijohen edhe rastet sociale.

Lulzim Abazi, është kandidat në listë për deputet nga radhët e PDK-së, me numër 108. /Gazeta indFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera