Auto&Tech

Lulu, kukulla e gjallë

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 25 August 2017

Takohuni me Lulu Hashimoto, një qenie njerëzore të veshur kokë e këmbë si kukull, me një paruke, një maskë dhe elemente të tjera, që e bëjnë atë të duket si një qenie joreale.

Sipas krijueses së saj, Hitomi Komaki, ajo është e para modele kukull e gjallë, në botë.

Shpesh kalimtarët habiten nëpër rrugët e Tokios. Lulu lindi nga dëshira e 23-vjeçares Komaki për të krijuar një imazh të bukurisë.

-Advertisement-

Veshja si maskotë, “Kigurumi” në japonisht, është një formë popullore arti në Japoni. Komaki e ka çuar këtë në një nivel të ri, duke krijuar një kostum që të bën të dukesh si kukull, e që të lejon të lëvizësh si një njeri.

Ka vetëm një kostum të kukullës së gjallë Lulu, por sipas Komakit, balerina, dizenjuese dhe modele e kanë veshur atë. Identiteti i saktë i personit që ndodhet nën kostum, sipas krijueses është gjithnjë sekret.

Lulu ka bërë për vete dhjetëra e mijëra fansa në “Tëitter” dhe “Instagram”. Lulu madje po konkurron edhe në konkursin e bukurisë “Miss iD”, ku është një nga 134 gjysmëfinalistet e përzgjedhura nga 4.000 garues.

Konkursi, që përfshin karaktere jonjerëzore të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe grafikat kompjuterike tripërmasore (3D), do të shpallë fituesin në nëntor.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy