Sport

Luis Enrique: Humbën ndaj një kundërshtari të shkëlqyer, por asgjë nuk është mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 11 April 2024

Paris Saint-Germain nuk ia doli në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, me kampionët e Francës që u mposhtën 2-3 në shtëpi nga Barcelona.

Pas ndeshjes, Luis Enrique theksoi se nuk është aspak i lumtur dhe gjithçka është e hapur sa i përket kualifikimit.

“Është e qartë se nuk mund të jesh i lumtur kur humbet. Unë mendoj se bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Përmbysëm ndeshjen, por më pas gabuam, kjo më tensionoi. Kualifikimi nuk është mbyllur, në Barcelonë do të shkojmë me shumë dëshirë dhe ambicie, do të jetë si një finale. Kam besim te skuadra ime, kemi potencialin për të përmbysur këtë rezultat. Duhet të përpiqemi gjithmonë të japim maksimumin në ndeshje të këtij niveli, jemi në çerekfinale të Champions League.” – tha Luis Enrique.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera