Sport

Luis Enrique braktis Spanjën, niset drejt familjes së tij

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 26 March 2019

Spanja do të përballet me Maltën për kualifikueset e Euro 2020, por këtë ndeshje në bankinë nuk do të jetë trajneri Luis Enrique.

“Zyrtare | Iu informojmë se trajneri ynë, Luis Enrique Martinez nuk do të jetë për ndeshje e sotme për motive familjare. Ne kërkojmë liri veprimi dhe respekt për privatësinë e tij. Trajneri i dytë, Robert Moreno do të udhëheqë ekipin sonte”, thuhet në deklaratën zyrtare të federatës spanjolle.

Ende nuk dihen motivet qarta të largimit të trajnerit Enrique pranë familjes së tij, teksa Spanja i është besuar ndihmësit të tij, Roberto Moreno.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera