Lufta në Ukrainë, Zelensky: Shpresojmë që në vjeshtë të mbahet samiti për paqe
Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 02 August 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se shpreson që një “samit i paqes” i Ukrainës mund të mbahet gjatë vjeshtës së këtij viti, duke shtuar se bisedimet që do të mbahen gjatë kësaj në Arabinë Saudite do të jenë një hap i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi.
Zelensky u tha diplomatëve ukrainas, sipas një fjalimi të publikuar në ueb-faqen e Presidencës të Ukrainës, se pothuajse 40 shtete do të marrin pjesë në takimin në Xhedah që do të mbahet më 5 dhe 6 gusht.
“Po punojmë që samiti të mund të mbahet gjatë vjeshtës”, tha ai.
“Vjeshta është shumë afër, por ende ka kohë për t’u përgatitur për samitin dhe për të përfshirë në të shumicën e shteteve të botës”.
Zelensky dhe ekipi i tij po punojnë me aleatët për të ndërtuar një mbështetje më të gjerë për “samitin për paqe” në të cilin do të miratoheshin parimet për të mbështetur një zgjidhje për t’i dhënë fund pushtimit të plotë të nisur nga Rusia pothuajse 18 muaj më parë.
Samiti është paraparë të bazohet në planin 10-pikësh të prezantuar nga Kievi vjeshtën e kaluar, plan që është promovuar në mënyrë aktive nga Zelensky.
Vizioni i tij për paqe kërkon rivendosjen e plotë të integritetit territorial të Ukrainës dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse, mbrojtjen e sigurisë së ushqimit dhe energjisë, sigurinë bërthamore dhe lirimin e të gjithë të burgosurve. Ende nuk ka pajtim se ku do të mund të mbahej ky samit. Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë thënë se Rusia nuk do të përfshihet në këtë samit./VOA
Të tjera
-
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
Nëntori sjellë Magjinë në ETC Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmim...
-
Dogana e Kosovës i largon pesë punëtorë nga puna
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe se ka de...
-
Hamza mbledh qytetarët në Fushë Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë e më të sigurt
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me...
-
“Nuk ndjehem i sigurt” – Kajtazi kërkon që Prokuroria Speciale të merret me rastin e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar edhe njëherë tjetër pasi një pajisjes përgj...
-
Raporti i Progresit për Serbinë, Kamberi: Thirrje për barazi dhe drejtësi për shqiptarët e Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...
-
Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Ev...
-
Maqedoncit i konfirmohet mundësia për dërgimin e kadetëve në Katar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushta...
-
Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Zvicër, po merr pjesë ...
-
MSh-ja organizon sonte mbrëmjen rozë
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, M...
-
Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se Kosova ...
-
Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, k...
-
Ministrja Gërvalla takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka udhëtuar drejt Ka...