Sport

Lucas shikon golin e tij me koment brazilian dhe nuk përmbahet-Video

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 09 May 2019

Tottenham siguroi finalen e Champion League pasi mundi 3-2 Ajax-in në gjysmëfinalen e kthimit falë tre golave të realizuar në pjesën e dytë nga braziliani Lucas Moura.

Heroi i “Spurs” ka pasur mundësinë ta shikojë golin e tij të fundit me koment brazilian në përfundim të ndeshjes dhe nuk ka arritur t’i përmbajë dot lotët.

“Është e vështirë të flasësh”, ka thënë ai duke fshirë lotët. “E kam ëndërruar shumë këtë moment. Që në fëmijëri kam ëndërruar të luaj në Champions League dhe ta fitoj. Tani kam mundësinë të luaj në finale”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera