Sport

Lorik Cana, Vedat Bajrami, MC Kresha, Eroll Salihu… pjesë e yjeve në turneun ‘Fadil Vokrri’

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 22 December 2018

Nga data 25 deri më 30 dhjetor në ‘Pallatin e Rinisë’ në Prishtinë do të organizohet turneu memorial i futsallit dedikuar legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ky turne, i cili do të organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e i cili është përkrahur edhe nga Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, ka për qëllim nderimin e veprës dhe kontributin e presidentit historik të futbollit, Fadil Vokrri.

Turneu në vete përmbledh gjenerata të ndryshme, ndërsa ‘qershia mbi tortë’ do të jetë ekipi i yjeve, i përbërë me personalitet të njohura nga sporti, muzika, kultura dhe institucionet.

-Advertisement-

Tashmë janë zbuluar katër emrat e parë të personaliteteve që do të jenë pjesë e ekipit të yjeve.

Futbollisti legjendar shqiptar, Lorik Cana, humoristi Vedat Bajrami, këngëtari ‘MC Kresha’ dhe Eroll Salihu, tashmë janë konfirmuar si pjesë e ekipit të yjeve që do të ofrojnë spektakël nën moton ‘Faleminderit Legjendë”. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera