Rozë

Loredana anulon koncertet, Mozzik paralajmëron këngë të re

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 23 May 2019

Reperi Mozzik nëpërmes llogarisë në Instagram ka paralajmëruar këngën e re, para një supermakine luksoze

Ka afër një muaj që gruaja e Mozzik, Loredana Zefi, është duke u akuzuar për zhvatje të një çifti zviceran, ku thuhet se kishte përvetësuar afër 700 000 franga.

E derisa për këtë skandal Loredana kishte mbajtur në Prishtinë një konferencë për media, ku i kishte mohuar këto akuza, derisa sot me një video-mesazh në Instagram Loredana ka njoftuar për anulimin e pjesëmarrjes së saj në disa evente muzikore.

-Advertisement-

Përpos koncerteve, Loredana ka thënë se nuk do të këndoj edhe në disa festivale të njohura në Zvicër.

Por, duket se Mozzik nuk ka vendosur që të ndalet.

Ai me produksionin e tij “2 Euro” ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re. Madje, edhe ka postuar disa fotografi ku shihet para supermakinave të shtrenjta si Ferrari, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera