Londra ndriçohet me këngën e Dua Lipës në sfond
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 02 January 2018
Me qindra e mijëra njerëz janë bashkuar në rrugë për të parë fishekzjarrët dhe për të festuar Vitin e Ri 2018 në Britaninë e Madhe. Ndërkohë rreth 10 mijë njerëz kanë blerë bileta për ta shijuar këtë ngjarje, në të cilën krahas fishekzjarrëve kanë dëgjuar edhe këngën e Dua Lipës “Be the one”.
Më shumë se 10,000 fishekzjarrë ndriçuan qiellin në çdo ngjyrë. Kjo ngjarje zgjati rreth 12 minuta, ndërsa “The London Eye”, ishte elementi kryesor rreth të cilit ndriçonin fishekzjarrët.
Në ngjarjen e këtij viti u dëgjuan zërat e këngëtareve femra, për të shënuar kështu edhe 100 vjetorin e dhënies së votës nga gratë. Në mesin e shumë këngëtareve, në këtë ngjarje të njohur botërore nuk ka munguar as zëri i këngëtares nga Prishtina, Dua Lipa. Këngëtarja Lipa ka paraqitur në Instagramin e saj një pjesë të transmetimit të hitit të saj “Be The One”, dhe ka ndarë me fansat emocionet e saj lidhur me këtë ngjarje, përcjellë KultPlus.
“Be The One u lëshua gjatë ndezjes së fishekzjarrëve në Londër, ndërsa unë ndihem si një nënë krenare. Përshëndetje 2018”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin e saj Instagram.
Po ashtu gjatë kësaj ceremonie festive janë dëgjuar edhe këngë të Aretha Franklin, Annie Lennox, Florence Welch dhe Ariana Grande.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...